Home Online Bible Search Bible Study Tools  
Online Bibles:
Afrikaans Albanian American Standard Basic English Bulgarian Cebuano Chinese Union Croatian
Danish Darby Douay Rehims Dutch Finnish French Darby Haitian Creole Hungarian
Indonesian Italian King James Korean Maori Modern Greek Norwegian Portuguese
Russian Spanish Swedish Thai Vietnamese Webster World English Youngs

Online Dictionaries: Easton's Bible Dictionary

       

Main Index: Albanian Bible

 

Genesis 19

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50]

GEN 19:1 Por tė dy engjėjt arritėn nė mbrėmje nė Sodomė, ndėrsa Loti ishte ulur te porta e Sodomės; sa i pa, ai u ngrit mė kėmbė pėr t`u dalė pėrpara dhe u shtri me fytyrėn nė tokė,

GEN 19:2 dhe tha: "Zotėrinjtė e mi, ju lutem, hyni nė shtėpinė e shėrbėtorit tuaj, kaloni aty natėn dhe lani kėmbėt; pastaj nesėr nė mėngjes mund tė ēoheni shpejt dhe tė vazhdoni udhėn tuaj". Ata u pėrgjigjėn: "Jo; do ta kalojmė natėn nė sheshin".

GEN 19:3 Por ai nguli kėmbė aq shumė sa qė ata erdhėn tek ai dhe hynė nė shtėpinė e tij. Ai u pėrgatiti njė banket dhe poqi bukė pa tharm, dhe ata hėngrėn.

GEN 19:4 Por para se tė shkonin nė shtrat, njerėzit e qytetit, njerėzit e Sodomės, rrethuan shtėpinė; ishin tė rinj e pleq, tėrė popullsia e mbledhur nga ēdo anė;

GEN 19:5 thirrėn Lotin dhe i thanė: "Ku janė njerėzit qė erdhėn te ti sonte? Na i nxirr jashtė qė tė mund t`i njohim!".

GEN 19:6 Loti doli drejt atyre para portės sė shtėpisė, e mbylli portėn pas tij dhe tha:

GEN 19:7 "Oh, vėllezėr tė mi, mos u sillni kaq keq!

GEN 19:8 Dėgjoni, unė kam dy vajza qė nuk kanė njohur burrė; prandaj mė lini qė t`i nxjerr jashtė dhe bėni ē`tė doni me to; por mos u bėni asgjė kėtyre burrave, sepse janė nėn mbrojtjen e shtėpisė sime".

GEN 19:9 Por ata i thanė: "Shko tutje!". Pastaj vazhduan: "Ky erdhi kėtu si i huaj, dhe dėshiron tė bėhet gjykatės! Tani do tė sillemi mė keq me ty se sa me ata!". Dhe duke e shtyrė Lotin me dhunė, u afruan pėr tė shpėrthyer derėn.

GEN 19:10 Por ata njerėz zgjatėn duart e tyre dhe e tėrhoqėn Lotin brenda shtėpisė bashkė me ta, dhe mbyllėn derėn.

GEN 19:11 Goditėn verbėrisht njerėzit qė ishin te dera e shtėpisė, nga mė i vogli deri te mė i madhi, kėshtu qė u lodhėn nė orvatjen pėr tė gjetur derėn.

GEN 19:12 Atėherė ata njerėz i thanė Lotit: "Kė ke tjetėr kėtu? Nxirr nga ky vend dhėndurėt e tu, bijtė dhe bijat e tua, dhe cilindo qė ke nė qytet,

GEN 19:13 sepse ne po bėhemi gati ta shkatėrrojmė kėtė vend, sepse britma e banorėve tė tij ėshtė e madhe pėrpara Zotit dhe Zoti na dėrgoi pėr ta shkatėrruar".

GEN 19:14 Atėherė Loti doli e u foli dhėndurėve tė tij qė ishin martuar me bijat e tij, dhe tha: "Ēohuni, largohuni nga ky vend, sepse Zoti do ta shkatėrrojė qytetin". Por dhėndurėt e tij patėn pėrshtypjen se ai po bėnte shaka.

GEN 19:15 Sa doli agimi, engjėjt e nxitėn Lotin duke thėnė: "Ēohu, merr gruan dhe bijat e tua qė gjenden kėtu, qė ti tė mos vdesėsh nė dėnimin e kėtij qyteti".

GEN 19:16 Duke qenė se ai po ngurronte, ata njerėz e morėn pėr dore atė, tė shoqen dhe dy bijat e tij, sepse Zotit i kishte ardhur mėshirė pėr tė, e nxorrėn jashtė dhe i shpėtuan jetėn duke e ēuar jashtė qytetit.

GEN 19:17 Ndėrsa po i ēonin jashtė, njėri prej tyre tha: "Ik shpejt pėr tė shpėtuar jetėn tėnde! Mos shiko prapa e mos u ndal nė asnjė vend tė fushės; shpėto nė mal qė tė mos vdesėsh!".

GEN 19:18 Por Loti iu pėrgjegj atyre: "Jo, zoti im!

GEN 19:19 Ja, shėrbėtori yt gjeti hir para syve tė tu dhe ti u tregove shpirtmadh ndaj meje, duke mė shpėtuar jetėn, por unė nuk do tė mund tė arrij malin para se tė mė zėrė fatkeqėsia dhe unė tė vdes.

GEN 19:20 Ja, ky qytet ėshtė mjaft i afėrt pėr ta arritur dhe ėshtė i vogėl. Mė lėr, pra, tė iki shpejt aty (a nuk ėshtė i vogėl?) dhe kėshtu do tė shpėtoj jetėn".

GEN 19:21 Engjėlli i tha: "Unė po ta plotėsoj edhe kėtė kėrkesė: tė mos shkatėrroj qytetin pėr tė cilin fole.

GEN 19:22 Shpejto, ik atje, sepse unė nuk mund tė bėj asgjė para se ti tė arrish atje". Pėr kėtė arsye ky qytet u quajt Coar.

GEN 19:23 Dielli po ngrihej mbi tokė kur Loti arriti nė Coar.

GEN 19:24 Atėherė Zoti bėri qė nga qielli tė binte squfur dhe zjarr mbi Sodomėn dhe Gomorėn, nga ana e Zotit.

GEN 19:25 Kėshtu ai shkatėrroi ato qytete, tėrė fushėn, tėrė banorėt e qytetit e gjithēka mbinte mbi tokėn.

GEN 19:26 Por gruaja e Lotit solli kryet pėr tė shikuar prapa dhe u bė njė statujė prej kripe.

GEN 19:27 Abrahami u ngrit herėt nė mėngjes dhe shkoi nė vendin ku kishte qėndruar para Zotit;

GEN 19:28 pastaj drejtoi shikimin nga Sodoma dhe Gomora si dhe nga tėrė krahina e fushės, dhe kėshtu pa njė tym qė ngrihej nga toka, si tymi i njė furre.

GEN 19:29 Kėshtu ndodhi qė kur Perėndia shkatėrroi qytetin e fushės, Perėndisė iu kujtua Abrahami dhe e largoi Lotin nga gjėma kur shkatėrroi qytetet ku Loti kishte banuar.

GEN 19:30 Pastaj Loti doli nga Coari dhe shkoi tė banojė nė mal bashkė me dy bijat e tij, sepse kishte frikė tė qėndronte nė Coar; dhe u vendos nė njė shpellė bashkė me dy bijat e tij.

GEN 19:31 Mė e madhja i tha mė tė voglės: "Babai ynė ėshtė plak, dhe nuk ka asnjė burrė nė vend qė mund tė bashkohet me ne, ashtu siē ndodh mbi gjithė tokėn.

GEN 19:32 Eja, t`i japim verė babait tonė e tė shtrihemi bashkė me tė; kėshtu do tė mund t`i sigurojmė pasardhės babait tonė".

GEN 19:33 Kėshtu po atė natė i dhanė verė babait tė tyre dhe e madhja u shtri bashkė me tė atin, por ai nuk u kujtua as kur ajo u shtri me tė, as kur u ngrit.

GEN 19:34 Tė nesėrmen vajza mė e madhe i tha mė tė voglės: "Ja, natėn e kaluar unė rashė nė shtrat bashkė me babanė tim; le tė bėjmė qė ai tė pijė verė edhe sonte; pastaj ti futu dhe shtrihu me tė, qė tė mund t`i sigurojmė pasardhės babait tonė".

GEN 19:35 Edhe atė natė i dhanė verė babait tė tyre dhe mė e vogla shkoi tė shtrihet bashkė me tė, dhe ai nuk u kujtua as kur u shtri, as kur u ngrit.

GEN 19:36 Kėshtu dy bijat e Lotit u ngjizėn nga babai i tyre.

GEN 19:37 Mė e madhja lindi njė djalė, tė cilit ia vuri emrin Moab. Ky ėshtė babai i Moabitėve, qė ekzistojnė deri nė ditėt tona.

GEN 19:38 Edhe mė e vogla lindi njė djalė, tė cilit ia vuri emrin Ben-Ami. Ky ėshtė babai i Amonitėve, qė ekzistojnė deri nė ditėt tona.

 


Home Online Bible Search Bible Study

Credit Cards - Personal Loans - Free Ringtones - Music Lyrics - Credit Cards - Credit Reports - Library Research -

Mortgage Calculator - Refinance - Actress - Mortgage - Mortgage insurance


Website Design © 2005-2008