Home Online Bible Search Bible Study Tools  
Online Bibles:
Afrikaans Albanian American Standard Basic English Bulgarian Cebuano Chinese Union Croatian
Danish Darby Douay Rehims Dutch Finnish French Darby Haitian Creole Hungarian
Indonesian Italian King James Korean Maori Modern Greek Norwegian Portuguese
Russian Spanish Swedish Thai Vietnamese Webster World English Youngs

Online Dictionaries: Easton's Bible Dictionary

       

Main Index: Albanian Bible

 

Genesis 32

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50]

GEN 32:1 Ndėrsa Jakobi vazhdonte rrugėn e tij, i dolėn pėrpara engjėj tė Perėndisė.

GEN 32:2 Mbasi i pa Jakobi, tha: "Ky ėshtė fushimi i Perėndisė"; dhe e quajti atė vend Mahanaim.

GEN 32:3 Pastaj Jakobi dėrgoi para tij disa lajmėtarė vėllait tė tij Esau, nė vendin e Seirit, nė fushėn e Edomit.

GEN 32:4 Dhe u dha atyre kėtė urdhėr duke thėnė: "Do t`i thoni kėshtu Esaut, zotėrisė tim: "Kėshtu thotė shėrbyesi yt Jakobi: Unė kam banuar pranė Labanos dhe kam qėndruar aty deri tani;

GEN 32:5 kam qe, gomarė, kope, shėrbyes dhe shėrbyese; dhe kėtė po ja tregoj zotėrisė tim, pėr tė gjetur hir nė sytė e tu"".

GEN 32:6 Lajmėtarėt u kthyen pastaj te Jakobi, duke i thėnė: "Vajtėm te vėllai yt Esau; dhe tani ai po vjen vetė qė tė takohet me ty dhe ka me vete katėrqind burra".

GEN 32:7 Atėherė Jakobin e zuri njė frikė e madhe dhe njė ankth dhe ndau dysh njerėzit qė ishin me tė, kopetė, bagėtinė e trashė dhe devetė, dhe tha:

GEN 32:8 "Nė qoftė se Esau vjen kundėr njerit grup dhe e sulmon, grupi qė mbetet do tė mund tė shpėtojė".

GEN 32:9 Pastaj Jakobi tha: "O Perėndi i atit tim Abraham, Perėndi i atit tim Isak, o Zot, qė mė ke thėnė: "Ktheu nė vendin tėnd dhe pranė fisit tėnd dhe unė do tė bėj tė mirė",

GEN 32:10 unė nuk jam i denjė i tė gjitha mirėsive dhe i gjithė besnikėrisė qė ke treguar ndaj shėrbyesit tėnd, sepse unė e kalova kėtė Jordan vetėm me shkopin tim dhe tani janė bėrė dy grupe.

GEN 32:11 Ēliromė, tė lutem, nga duart e vėllait tim, nga duart e Esaut, sepse unė kam frikė nga ai dhe druaj qė ai tė vijė pėr tė mė sulmuar, pa kursyer as nėnat as fėmijėt.

GEN 32:12 Dhe ti the: "Pa tjetėr, unė do tė tė bėj mirė dhe do t`i bėj pasardhėsit e tu si rėra e detit, qė nuk mund tė llogaritet se ėshtė shumė e madhe"".

GEN 32:13 Kėshtu Jakobi e kaloi natėn nė atė vend, dhe nga ato qė kishte nėpėr duar ai zgjodhi njė dhuratė pėr vėllanė e tij Esau:

GEN 32:14 dyqind dhi, njėzet cjep, dyqind dele dhe njėzet desh,

GEN 32:15 tridhjetė deve qumėshtore me tė vegjėlit e tyre, dyzet lopė dhe dhjetė dema, njėzet gomarica dhe dhjetė mėza.

GEN 32:16 Pastaj ua dorėzoi shėrbyesve tė tij, ēdo kope pėr llogari tė vet, dhe u tha shėrbėtorėve tė tij: "Kaloni para meje dhe lini njė farė hapėsire midis njė kopeje dhe tjetrės".

GEN 32:17 Dhe i dha urdhėr tė parit: "Kur vėllai im Esau do tė tė takojė dhe do tė tė pyesė: "I kujt je ti dhe ku shkon? Tė kujt janė kėto kafshė para teje?",

GEN 32:18 ti do tė pėrgjigjesh: "Janė tė shėrbėtorit tėnd Jakobit; ėshtė njė dhuratė e dėrguar zotėrisė tim Esau; dhe ja, ai vetė po vjen mbas nesh"".

GEN 32:19 Ai i dha tė njėjtin urdhėr tė dytit, tė tretit dhe gjithė atyre qė ndiqnin kopetė, duke u thėnė: "Nė kėtė mėnyrė do t`i flisni Esaut kur do ta takoni;

GEN 32:20 dhe do t`i thoni: "Ja, shėrbėtori yt Jakobi ėshtė duke ardhur vetė pas nesh"". Sepse thoshte: "Unė do ta qetėsoj me dhuratėn qė mė paraprin e pastaj do tė shikoj fytyrėn e tij; ndofta do tė mė presė mirė".

GEN 32:21 Kėshtu dhurata shkoi para tij, por ai e kaloi natėn nė fushim.

GEN 32:22 Por atė natė ai u ngrit, mori dy gratė e tij, dy shėrbėtoret dhe tė njėmbėdhjetė fėmijėt e tij dhe e kaloi vaun e lumit Jabbok.

GEN 32:23 I mori me vete dhe bėri qė tė kalonin pėrruan tė gjitha gjėrat qė zotėronte.

GEN 32:24 Kėshtu Jakobi mbeti vetėm dhe njė burrė luftoi me tė deri nė agim.

GEN 32:25 Kur ky burrė e pa se nuk mund ta mundte, i preku zgavrėn e ijės; dhe zgavra e ijes sė Jakobit u pėrdrodh, ndėrsa ai luftonte kundėr tij.

GEN 32:26 Dhe ai tha: "Lėrmė tė shkoj, se po lind agimi". Por Jakobi iu pėrgjegj: "Nuk do tė tė lė tė shkosh, nė rast se nuk mė bekon mė parė!".

GEN 32:27 Tjetri i tha: "Cili ėshtė emri yt?". Ai u pėrgjegj: "Jakob".

GEN 32:28 Atėherė ai i tha: "Emri yt nuk do tė jetė mė Jakob, por Israel, sepse ti ke luftuar bashkė me Perėndinė dhe me njerėzit, dhe ke fituar".

GEN 32:29 Jakobi i tha: "Tė lutem, tregomė emrin tėnd". Por ai iu pėrgjegj: "Pse e do emrin tim?".

GEN 32:30 Dhe kėshtu ai e bekoi. Atėherė Jakobi e quajti kėtė vend Peniel, sepse tha: "E pashė Perėndinė ballė pėr ballė dhe jeta ime u fal".

GEN 32:31 Mbasi ai kaloi Penielin, dielli po ngrihej; dhe Jakobi ēalonte pėr shkak tė ijės.

GEN 32:32 Pėr kėtė arėsye, deri nė ditėn e sotme, bijtė e Izraelit nuk e hanė gilcėn e kofshės qė kalon nėpėr zgavrėn e ijės, sepse ai njeri kishte prekur zgavrėn e ijės sė Jakobit nė pikėn e gilcės sė kofshės.

 


Home Online Bible Search Bible Study

Credit Cards - Personal Loans - Free Ringtones - Music Lyrics - Credit Cards - Credit Reports - Library Research -

Life Insurance - Bad Credit Mortgages - Best Credit Cards - Bad Credit Credit Card - Fast Loans


Website Design © 2005-2008