Main Index: Albanian Bible

 

Genesis 37

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50]

GEN 37:1 Por Jakobi banoi nė vendin ku i ati kishte qėndruar, nė vendin e Kanaanėve.

GEN 37:2 Kėta janė pasardhėsit e Jakobit. Jozefi, nė moshėn shtatėmbėdhjetėvjeēare, kulloste kopenė bashkė me vėllezėrit e tij; i riu rrinte me bijėn e Bilhahės dhe me bijtė e Zilpahės, qė ishin gratė e babait tė tij. Por Jozefi i tregoi tė atit pėr namin e keq qė pėrhapej mbi sjelljen e tyre.

GEN 37:3 Por Izraeli e donte Jozefin mė tepėr se tėrė bijtė e tij, sepse ishte biri i pleqėrisė sė tij; dhe i bėri njė rrobe tė gjatė deri te kėmbėt.

GEN 37:4 Por vėllezėrit e tij, duke parė qė i ati i tyre e donte mė tepėr nga tė gjithė vėllezėrit e tjerė, filluan ta urrejnė dhe nuk mund t`i flisnin nė mėnyrė miqėsore.

GEN 37:5 Por Jozefi pa njė ėndėrr dhe ua tregoi vėllezėrve tė tij; dhe kėta e urryen edhe mė tepėr.

GEN 37:6 Ai u tha atyre: "Dėgjoni, ju lutem, ėndrrėn qė pashė.

GEN 37:7 Ne ishim duke lidhur duaj nė mes tė arės, kur papritmas duajt e mi u drejtuan dhe qėndruan drejt, kurse duajt tuaja u mblodhėn dhe u pėrkulėn pėrpara duajve tė mi".

GEN 37:8 Atėherė vėllezėrit e tij i thanė: "A duhet tė mbretėrosh ti mbi ne, ose do tė na sundosh me tė vėrtetė?". Dhe e urryen edhe mė tepėr pėr shkak tė ėndrrave tė tij dhe tė fjalėve tė tij.

GEN 37:9 Ai pa njė ėndėrr tjetėr dhe ua tregoi vėllezėrve tė tij, duke thėnė: "Pashė njė ėndėrr tjetėr! Dhe ja, dielli, hėna dhe njėmbėdhjetė yje pėrkuleshin para meje".

GEN 37:10 Dhe ai ia tregoi kėtė ėndėrr atit tė tij dhe vėllezėrve tė tij; i ati e qortoi dhe i tha: "Ē`kuptim ka ėndrra qė ke parė? A do tė duhet qė pikėrisht unė, nėna jote dhe vėllezėrit e tu tė vijnė e tė pėrkulemi deri nė tokė para teje?".

GEN 37:11 Dhe vėllezėrit e tij e kishin zili, por i ati e mbante pėrbrenda kėtė gjė.

GEN 37:12 Ndėrkaq vėllezėrit e Jozefit kishin vajtur pėr tė kullotur kopenė e atit tė tyre nė Sikem.

GEN 37:13 Dhe Izraeli i tha Jozefit: "Vėllezėrit e tu a nuk janė ndofta duke kullotur kopenė nė Sikem? Eja, do tė dėrgoj tek ata". Ai u pėrgjegj: "Ja ku jam".

GEN 37:14 Izraeli i tha: "Shko tė shikosh nė se vėllezėrit e tu janė mirė dhe nė se kopeja shkon mirė, dhe kthehu tė mė japėsh pėrgjigje". Kėshtu e nisi nė luginėn e Hebronit dhe ai arriti nė Sikem.

GEN 37:15 Ndėrsa ai endej nė fushė, njė burrė e gjeti dhe e pyeti: "Ēfarė kėrkon?".

GEN 37:16 Ai u pėrgjegj: "Jam duke kėrkuar vėllezėrit e mi; tė lutem mė trego se ku ndodhen duke kullotur bagėtinė".

GEN 37:17 Ai burrė i tha: "Ata kanė ikur sė kėtejmi, sepse i dėgjova qė thonin: "Tė shkojmė nė Dothan"". Atėherė Jozefi shkoi tė kėrkojė vėllezėrit e tij dhe i gjeti nė Dothan.

GEN 37:18 Ata e panė sė largu, dhe para se t`u afrohej, komplotuan kundėr tij pėr ta vrarė.

GEN 37:19 Dhe i thanė njėri tjetrit: "Ja ku po vjen ėndėrruesi!

GEN 37:20 Ejani, pra, ta vrasim dhe ta hedhim nė njė pus; do tė themi pastaj qė njė kafshė e egėr e hėngri; kėshtu do tė shohim se ē`pėrfundim do tė kenė ėndėrrat e tij".

GEN 37:21 Rubeni i dėgjoi kėto dhe vendosi ta shpėtojė nga duart e tyre, dhe tha: "Nuk do ta vrasim".

GEN 37:22 Pastaj Rubeni shtoi: "Mos derdhni gjak, por hidheni nė kėtė pus tė shkretėtirės dhe mos e goditni me dorėn tuaj". Thoshte kėshtu pėr ta shpėtuar nga duart e tyre dhe pėr t`ia shpėnė tė atit.

GEN 37:23 Kur Jozefi arriti pranė vėllezėrve tė tij, kėta e zhveshėn nga veshja e tij, nga rrobja e gjatė qė i arrinte deri te kėmbėt;

GEN 37:24 pastaj e kapėn dhe e hodhėn nė pus. Por pusi ishte bosh, nuk kishte ujė brenda.

GEN 37:25 Pastaj u ulėn pėr tė ngrėnė; por, duke ngritur sytė, ata panė njė karvan Ismaelitėsh qė vinte nga Galaadi me devetė e tyre tė ngarkuara me erėza, balsame dhe mirrė, dhe udhėtonte pėr t`i ēuar nė Egjipt.

GEN 37:26 Atėherė Juda u tha vėllezėrve tė tij: "Ē`dobi do tė kemi po tė vrasim vėllanė tonė dhe tė fshehim gjakun e tij?

GEN 37:27 Ejani, t`ia shesim Ismaelitėve dhe tė mos e godasė dora jonė, sepse ėshtė vėllai ynė, mishi ynė". Dhe vėllezėrit e tij e dėgjuan.

GEN 37:28 Ndėrsa po kalonin ata tregtarė Madianitė, ata e ngritėn dhe e nxorėn Jozefin jashtė pusit dhe ia shitėn Ismaelitėve pėr njėzet monedha argjendi. Dhe kėta e shpunė Jozefin nė Egjipt.

GEN 37:29 Rubeni u kthye te pusi, por Jozefi nuk ishte mė nė pus. Atėherė ai i ēorri rrobat e tij.

GEN 37:30 Pastaj u kthye te vėllezėrit e tij dhe tha: "Djali nuk ėshtė mė; po unė, ku do tė shkoj unė?".

GEN 37:31 Kėshtu ata muarėn rrobėn e gjatė tė Jozefit, therėn njė cjap dhe e futėn rrobėn nė gjak.

GEN 37:32 Pastaj e ēuan rrobėn te babai dhe i thanė: "Kemi gjetur kėtė; shiko pak nėse ėshtė rrobja e birit tėnd".

GEN 37:33 Dhe ai e njohu dhe tha: "Éshtė rrobja e tim biri, e ka ngrėnė ndonjė kafshė e egėr; me siguri Jozefin e kanė bėrė copė e ēikė".

GEN 37:34 Atėherė Jakobi i shqeu rrobat e tij, veshi njė grathore dhe mbajti zi pėr birin e tij shumė ditė.

GEN 37:35 Dhe tė gjithė bijtė dhe tė gjitha bijat e tij erdhėn pėr ta ngushėlluar, por ai nuk pranoi tė ngushėllohet dhe tha: "Unė do tė zbres nė Sheol pranė birit tim pėr tė mbajtur zi". Kėshtu e qau i ati.

GEN 37:36 Ndėrkaq Madianitėt e shitėn Jozefin nė Egjipt dhe ia shitėn Potifarit, oficer i Faraonit dhe kapiten i rojeve.

 


Credit Cards - Loans - Debt Consolidation - Auto Loan - Personal Loan - Free Credit Report
Shop Online at Amazon Astores!
Perfume - Xbox 360 Games - Camera Lenses - Camera Lens - Office Chairs - Golf Clubs - PSP Games - Portable DVD Players - Nintendo DS Lite - Nintendo Wii Games - Xbox 360 - Samsung Phones - Sony Phones - Nokia Phones - Motorola Phones - PS3 Games - Apple iTouch -


Home Online Bible Search Bible Study Tools  
Online Bibles:
Afrikaans Albanian American Standard Basic English Bulgarian Cebuano Chinese Union Croatian
Danish Darby Douay Rehims Dutch Finnish French Darby Haitian Creole Hungarian
Indonesian Italian King James Korean Maori Modern Greek Norwegian Portuguese
Russian Spanish Swedish Thai Vietnamese Webster World English Youngs

Online Dictionaries: Easton's Bible Dictionary

       


Car Insurance Quote - Credit Consolidation - Record Internet Radio with Tags - Evangeline Lilly - Wordpress Themes Website Design © 2005-2008