Home Online Bible Search Bible Study Tools  
Online Bibles:
Afrikaans Albanian American Standard Basic English Bulgarian Cebuano Chinese Union Croatian
Danish Darby Douay Rehims Dutch Finnish French Darby Haitian Creole Hungarian
Indonesian Italian King James Korean Maori Modern Greek Norwegian Portuguese
Russian Spanish Swedish Thai Vietnamese Webster World English Youngs

Online Dictionaries: Easton's Bible Dictionary

       

Main Index: Albanian Bible

 

Genesis 42

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50]

GEN 42:1 Por Jakobi, pasi mėsoi se nė Egjipt kishte grurė, u tha bijve tė tij: "Pse shikoni njėri-tjetrin?".

GEN 42:2 Pastaj tha: "Ja, dėgjova se nė Egjipt ka grurė; shkoni atje poshtė pėr tė blerė grurė pėr ne, qė tė mundim tė jetojmė dhe tė mos vdesim".

GEN 42:3 Kėshtu dhjetė vėllezėrit e Jozefit zbritėn nė Egjipt pėr tė blerė grurė.

GEN 42:4 Por Jakobi nuk e dėrgoi Beniaminin, vėllanė e Jozefit, me vėllezėrit e tij, sepse thoshte: "Tė mos i ngjasė ndonjė fatkeqėsi".

GEN 42:5 Bijtė e Izraelit arritėn aty, pra, pėr tė blerė grurė, nė mes tė tė ardhurve tė tjerė, sepse nė vendin e Kanaanėve mbretėronte zija.

GEN 42:6 Jozefi ishte qeveritari i vendit; ai u shiste grurė tėrė njerėzve tė vendit; dhe vėllezėrit e Jozefit erdhėn dhe u pėrulėn para tij me fytyrėn pėr tokė.

GEN 42:7 Jozefi pa vėllezėrit e tij dhe i njohu, por u suall me ta si njė i huaj dhe pėrdori fjalė tė ashpra me ta, duke u thėnė: "Nga vini?". Ata u pėrgjigjėn: "Nga vendi i Kanaanit pėr tė blerė ushqime".

GEN 42:8 Kėshtu Jozefi njohu vėllezėrit e tij, por ata nuk e njohėn atė.

GEN 42:9 Atėherė Jozefit iu kujtuan ėndrrat qė kishte parė rreth tyre dhe tha: "Ju jeni spiunė! Keni ardhur kėtu pėr tė parė pikat e pambrojtura tė vendit!".

GEN 42:10 Ata iu pėrgjegjėn: "Jo, zotėria im; shėrbėtorėt e tu kanė ardhur pėr tė blerė ushqime.

GEN 42:11 Jemi tė gjithė bijtė e tė njejtit njeri, jemi njerėz tė ndershėm; shėrbėtorėt e tu nuk janė spiunė".

GEN 42:12 Por ai u tha atyre: "Jo, ju keni ardhur pėr tė parė pikat e pambrojtura tė vendit!".

GEN 42:13 Atėherė ata thanė: "Ne, shėrbėtorėt e tu, jemi dymbėdhjetė vėllezėr, bij tė tė njėjtit njeri nga vendi i Kanaanit. Dhe ja, pra, mė i riu ėshtė sot me atin tonė, dhe njeri prej tyre nuk ėshtė mė".

GEN 42:14 Por Jozefi u tha atyre: "Ēėshtja qėndron ashtu siē ju thashė: ju jeni spiunė!

GEN 42:15 Ja si do tė viheni nė provė: ashtu siē ėshtė e vėrteta qė Faraoni jeton, nuk do tė dilni kėtej para se vėllai juaj mė i vogėl tė vijė kėtu.

GEN 42:16 Dėrgoni njerin prej jush tė marrė vėllanė tuaj; dhe ju do tė qėndroni kėtu nė burg, qė fjalėt tuaja tė provohen dhe tė shihet nėse thoni tė vėrtetėn; pėr ndryshe, ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė Faraoni jeton, ju jeni spiunė!".

GEN 42:17 Kėshtu i futi bashkė nė burg pėr tri ditė.

GEN 42:18 Ditėn e tretė, Jozefi u tha atyre: "Bėni kėtė dhe do tė jetoni; unė kam frikė nga Perėndia!

GEN 42:19 Nė rast se jeni njerėz tė ndershėm, njeri nga ju vėllezėrit tė rrijė i lidhur me zinxhir nė burgun tonė, dhe ju shkoni t`u ēoni grurė familjeve tuaja qė vdesin urie;

GEN 42:20 pastaj mė sillni vėllanė tuaj mė tė vogėl; kėshtu do tė vėrtetohen fjalėt tuaja dhe ju nuk keni pėr tė vdekur". Dhe ata vepruan kėshtu.

GEN 42:21 Atėherė i thonin njėri-tjetrit: "Ne jemi me tė vėrtetė fajtorė ndaj vėllait tonė, sepse e pamė ankthin e shpirtit tė tij kur ai na lutej, por nuk ia vumė veshin! Ja pse na ra kjo fatkeqėsi".

GEN 42:22 Rubeni iu pėrgjegj atyre duke thėnė: "A nuk ju thoja unė: "Mos kryeni kėtė mėkat kundėr fėmijės!"? Por ju nuk mė dėgjuat. Prandaj tani na kėrkohet llogari pėr gjakun e tij".

GEN 42:23 Ata nuk e dinin qė Jozefi i kuptonte, sepse midis tij dhe atyre kishte njė pėrkthyes.

GEN 42:24 Atėherė ai u largua nga ata dhe qau. Pastaj u kthye pranė tyre dhe u foli; mori Simeonin dhe vuri ta lidhnin me zinxhir para syve tė tyre.

GEN 42:25 Pastaj Jozefi urdhėroi tė mbushnin me grurė thasėt e tyre, tė vendosnin paratė e secilit nė trastėn e tij dhe t`u jepnin ushqime pėr udhėtimin. Dhe kėshtu u bė.

GEN 42:26 Ata ngarkuan, pra, grurin mbi gomarėt e tyre dhe u larguan.

GEN 42:27 Tani, nė vendin ku po kalonin natėn, njėri prej tyre hapi trastėn e vet pėr t`i dhėnė ushqim gomarit tė tij dhe pa aty brenda paratė e veta, qė ishin nė grykė tė trastės;

GEN 42:28 kėshtu iu drejtua vėllezėrve tė tij: "Paratė e mia m`u rikthyen; ja ku janė nė trastėn time". Atėherė, zemėrvrarė dhe tė trembur, i thonin njėri-tjetrit: "Ē`ėshtė vallė kjo qė na bėri Perėndia?".

GEN 42:29 Kėshtu arritėn te Jakobi, ati i tyre, nė vendin e Kanaanit dhe i treguan tė gjitha ato qė kishin ndodhur, duke thėnė:

GEN 42:30 "Njeriu, qė ėshtė zot i vendit, na foli ashpėr dhe na trajtoi si spiunė tė vendit.

GEN 42:31 Dhe ne i thamė: "Jemi njerėz tė ndershėm, nuk jemi spiunė;

GEN 42:32 jemi dymbėdhjetė vėllezėr, bij tė atit tonė; njėri nuk ėshtė mė dhe mė i riu ndodhet sot me atin tonė nė vendin e Kanaanit".

GEN 42:33 Por ai njeri, zoti i vendit, na tha: "Nga kjo do tė provoj nėse jeni njerėz tė ndershėm: lini pranė meje njė prej vėllezėrve tuaj, merrni me vete ushqime pėr familjen tuaj qė po vdes nga uria dhe shkoni;

GEN 42:34 pastaj mė sillni vėllanė tuaj mė tė vogėl. Kėshtu do tė provoj qė nuk jeni spiunė, por njerėz tė ndershėm; unė do t`ju kthej vėllanė tuaj dhe ju do tė keni mundėsi tė bėni tregėti kėtu"".

GEN 42:35 Ndėrsa ata po zbraznin trastat e tyre, ja qė pakot e parave tė secilit ishin nė trastėn e secilit; kėshtu ata dhe ati i tyre i panė pakot e parave tė tyre dhe i zuri frika.

GEN 42:36 Atėherė Jakobi, ati i tyre, tha: "Ju mė keni lėnė pa bijtė e mi! Jozefi nuk ėshtė mė, Simeoni nuk ėshtė mė, dhe doni tė mė hiqni edhe Beniaminin! E tėrė kjo rėndon mbi mua!".

GEN 42:37 Rubeni i tha tė atit: "Po nuk ta ktheva, urdhėro tė vriten dy bijtė e mi. Besoma mua, unė do tė ta kthej".

GEN 42:38 Por Jakobi u pėrgjigj: "Biri im nuk ka pėr tė zbritur me ju, sepse vėllai i tij vdiq dhe mbeti vetėm ky: po t`i ndodhte ndonjė fatkeqėsi gjatė udhėtimit, do tė kallnit nė varr pleqėrinė time tė dhembshme".

 


Home Online Bible Search Bible Study

Credit Cards - Personal Loans - Free Ringtones - Music Lyrics - Credit Cards - Credit Reports - Library Research -

Flights - Mortgage Calculator - Problem Mortgage - MPAA - Loans


Website Design © 2005-2008