Home Online Bible Search Bible Study Tools  
Online Bibles:
Afrikaans Albanian American Standard Basic English Bulgarian Cebuano Chinese Union Croatian
Danish Darby Douay Rehims Dutch Finnish French Darby Haitian Creole Hungarian
Indonesian Italian King James Korean Maori Modern Greek Norwegian Portuguese
Russian Spanish Swedish Thai Vietnamese Webster World English Youngs

Online Dictionaries: Easton's Bible Dictionary

       

Main Index: Albanian Bible

 

Genesis 46

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50]

GEN 46:1 Izraeli, pra, u nis me tė gjitha ato qė kishte dhe, kur arriti nė Beer-Sheba, i bėri fli Perėndisė tė atit tė tij Isak.

GEN 46:2 Dhe Perėndia i foli Izraelit nė vegime nate dhe tha: "Jakob, Jakob!". Ai u pėrgjegj: "Ja ku jam".

GEN 46:3 Atėherė Perėndia tha: "Unė jam Perėndia, Perėndia i atit tėnd; mos ki frikė tė zbresėsh nė Egjipt, sepse aty do tė tė bėj njė komb tė madh.

GEN 46:4 Unė do tė zbres bashkė me ty nė Egjipt dhe do tė bėj qė sigurisht tė kthehesh, dhe Jozefi do tė t`i mbyllė sytė".

GEN 46:5 Atėherė Jakobi u nis nga Beer-Sheba dhe bijtė e Izraelit e hipėn Jakobin, atin e tyre, fėmijėt e vegjėl dhe gratė e tyre mbi qerret qė Faraoni kishte dėrguar pėr t`i mbartur.

GEN 46:6 Kėshtu ata morėn me vete bagėtinė dhe sendet qė kishin blerė nė vendin e Kanaanit dhe erdhėn nė Egjipt. Éshtė fjala pėr Jakobin me tėrė pasardhėsit e tij.

GEN 46:7 Ai mori me vete nė Egjipt bijtė e tij, bijtė e bijve tė tij, bijat e tij dhe bijat e bijve tė tij dhe tėrė pasardhėsit e tij.

GEN 46:8 Kėta janė emrat e bijve tė Izraelit qė erdhėn nė Egjipt: Jakobi dhe bijtė e tij. I parėlinduri i Jakobit: Rubeni.

GEN 46:9 Bijtė e Rubenit: Hanoku, Pallu, Hetsroni dhe Karmi

GEN 46:10 Bijtė e Simeonit: Jemueli, Jamini, Ohadi, Jakini, Tsohari dhe Sauli, biri i njė Kananease.

GEN 46:11 Bijtė e Levit: Gershomi, Kehathi dhe Merari.

GEN 46:12 Bijtė e Judės: Eri, Onani, Shelahu, Peretsi dhe Zerahu; (por Eri dhe Onani vdiqėn nė vendin e Kanaanit). Bijtė e Peretsit qenė: Hetsroni dhe Hamuli.

GEN 46:13 Bijtė e Isakarit: Tola, Puvahu, Jobi dhe Shimroni.

GEN 46:14 Bijtė e Zabulonit: Seredi, Eloni dhe Jahleeli.

GEN 46:15 Kėta qenė bijtė qė Lea i lindi Jakobit nė Padan-Aram, pėrveē bijės sė saj Dina. Bijtė dhe bijat e saj ishin gjithsej tridhjetė e tre veta.

GEN 46:16 Bijtė e Gadit: Tsifioni, Haxhi, Shuni, Etsboni, Eri, Arodi dhe Areli.

GEN 46:17 Bijtė e Asherit: Jmna, Jshua, Jshni, Beriahu dhe Serahu motra e tyre. Dhe bijtė e Beriahut: Heberi dhe Malkieli.

GEN 46:18 Kėta qenė bijtė e Zilpahut qė Labano i kishte dhėnė bijės sė tij Lea; dhe ajo i lindi Jakobit: gjithsej gjashtėmbėdhjetė veta.

GEN 46:19 Bijtė e Rakelės, gruas sė Jakobit: Jozefi dhe Beniamini.

GEN 46:20 Dhe Jozefi nė vendin e Egjiptit, i lindėn Manasi dhe Efraimi. Nėna e tyre ishte Asenathi, e bija e Potiferahut, prift i Onit.

GEN 46:21 Bijtė e Beniaminit: Belahu, Bekeri, Ashbeli, Gerau, Naamani, Ehi, Roshi, Mupimi, Hupimi dhe Ardi.

GEN 46:22 Kėta qenė bijtė e Rakelės qė i lindėn Jakobit: gjithsej katėrmbėdhjetė veta.

GEN 46:23 Biri i Danit: Hushimi.

GEN 46:24 Bijtė e Neftalisė: Jahtseeli, Guni, Jetseri dhe Shilemi.

GEN 46:25 Kėta qenė bijtė e Bilhahut, qė Labano ia kishte dhėnė bijės sė tij Rakela dhe qė kjo ia lindi Jakobit: gjithsej shtatė veta.

GEN 46:26 Njerėzit qė erdhėn me Jakobin nė Egjipt, pasardhės tė tij, pa llogaritur gratė e bijve tė Jakobit, ishin gjithsej gjashtėdhjetė e gjashtė veta.

GEN 46:27 Bijtė e Jozefit, qė i lindėn nė Egjipt, ishin dy. Tėrė personat e familjes sė Jakobit qė erdhėn nė Egjipt ishin gjithsej shtatėdhjetė veta.

GEN 46:28 Por Jakobi dėrgoi para tij Judėn me qėllim qė ta fuste nė vendin e Goshenit. Dhe kėshtu ata arritėn nė vendin e Goshenit.

GEN 46:29 Atėherė Jozefi e mbrehu qerren e tij dhe mori tė pėrpjetėn pėr nė Goshen qė tė takonte Izraelin, atin e tij; sa e pa, iu hodh nė qafė dhe qau gjatė i shtrėnguar pas tij.

GEN 46:30 Dhe Izraeli i tha Jozefit: "Tani le tė vdes, sepse pashė fytyrėn tėnde dhe ti je akoma gjallė".

GEN 46:31 Atėherė Jozefi u tha vėllezėrve tė tij dhe familjes tė atit tė tij: "Do tė ngjitem pėr ta njoftuar Faraonin dhe do t`i them: "Vėllezėrit e mi dhe familja e atit tim, qė ishin nė vendin e Kanaanit, kanė ardhur tek unė.

GEN 46:32 Ata janė barinj, sepse kanė qenė gjithnjė rritės bagėtish, dhe kanė sjellė me vete kopetė e tyre dhe gjithēka zotėrojnė".

GEN 46:33 Kur Faraoni do t`ju thėrrasė dhe do t`ju thotė: "Me ē`punė merreni?", ju do t`i pėrgjigjeni:

GEN 46:34 "Shėrbėtorėt e tu kanė qėnė rritės bagėtish nga fėmijėria e deri sot, si ne ashtu dhe etėrit tanė", qė tė keni mundėsi tė banoni nė vendin e Goshenit. Sepse Egjiptasit ndiejnė neveri pėr tėrė barinjtė".

 


Home Online Bible Search Bible Study

Credit Cards - Personal Loans - Free Ringtones - Music Lyrics - Credit Cards - Credit Reports - Library Research -

Loan Consolidation - Best Credit Cards - Credit Card Consolidation - Repair Bad Credit - Credit Counseling


Website Design © 2005-2008