Main Index: Albanian Bible

 

Exodus 16

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40]

EX 16:1 Pastaj ata u nisėn nga Elimi dhe tėrė asambleja e bijve tė Izraelit arriti nė shkretėtirėn e Sinit, qė ndodhet midis Elimit dhe Sinait, ditėn e pesėmbėdhjetė tė muajit tė dytė mbas nisjes sė tyre nga vendi i Egjiptit.

EX 16:2 Dhe tėrė asambleja e bijve tė Izraelit murmuriti kundėr Moisiut dhe Aaronit nė shkretėtirė.

EX 16:3 Bijtė e Izraelit u thanė atyre: "Ah, le tė kishim vdekur nga dora e Zotit nė vendin e Egjiptit, ku uleshim pranė tenxhereve me mish dhe hanim bukė sa ngopeshim! Sepse ju na ēuat nė kėtė shkretėtirė qė tė vdesė nga uria tėrė kjo asamble".

EX 16:4 Zoti i tha Moisiut: "Ja, unė do tė bėj qė tė bjerė manė mbi juve nga qielli; dhe populli do tė dalė ēdo ditė pėr tė mbledhur racionin e ditės, sepse unė dua ta vė nė provė pėr tė parė nė se do tė ecė ose jo simbas ligjit tim.

EX 16:5 Por ditėn e gjashtė, kur do tė pėrgatisin nozullimin qė duhet tė ēojnė nė shtėpi, ai do tė jetė dyfishi i atij qė mbledhin ēdo ditė".

EX 16:6 Atėherė Moisiu dhe Aaroni u thanė gjithė bijve tė Izraelit: "Nė mbrėmje do tė mėsoni qė Zoti ėshtė ai qė ju nxori nga vendi i Egjiptit;

EX 16:7 dhe nė mėngjes keni pėr tė parė lavdinė e Zotit, sepse ai i ka dėgjuar murmuritjet tuaja kundėr Zotit; por ne ēfarė jemi qė murmurisni kundėr nesh?".

EX 16:8 Moisiu tha akoma: "Kjo ka pėr tė ndodhur, kur Zoti do t`ju japė mish pėr tė ngrėnė nė mbrėmje dhe bukė qė tė ngopeni nė mėngjes, sepse Zoti i dėgjoi murmuritjet tuaja kundėr tij. Po ne ēfarė jemi? Murmuritjet tuaja nuk janė kundėr nesh, por kundėr Zotit".

EX 16:9 Pastaj Moisiu i tha Aaronit: "Thuaji gjithė asamblesė sė bijve tė Izraelit: "Afrohuni para Zotit, sepse ai i dėgjoi murmuritjet tuaja"".

EX 16:10 Ndėrsa Aaroni i fliste tėrė asamblesė sė bijve tė Izraelit, ata u sollėn drejt shkretėtirės; dhe ja lavdia e Zotit u shfaq nė re.

EX 16:11 Dhe Zoti i foli Moisiut, duke i thėnė:

EX 16:12 "Unė i dėgjova murmuritjet e bijve tė Izraelit; folu atyre, duke thėnė: "Nė tė ngrysur do tė hani mish dhe nė mėngjes do tė ngopeni me bukė; dhe do tė mėsoni qė unė jam Zoti, Perėndia juaj"".

EX 16:13 Dhe kėshtu, aty nga mbrėmja ndodhi qė shkurtat u ngritėn dhe mbuluan kampin; dhe nė mėngjes kishte njė shtresė vese rreth kampit.

EX 16:14 Pastaj shtresa e vesės u zhduk, dhe ja, mbi sipėrfaqen e shkretėtirės u duk njė gjė e hollė dhe e rrumbullakėt, e hollė si bryma mbi tokė.

EX 16:15 Kur bijtė e Izraelit e panė, i thanė njeri tjetrit: "Ēfarė ėshtė?", sepse nuk e dinin se ē`ishte. Dhe Moisiu u tha atyre: "Kjo ėshtė buka qė Zoti iu dha pėr tė ngrėnė.

EX 16:16 Ja ēfarė ka urdhėruar Zoti: Secili tė mbledhė aq sa i duhet pėr ushqimin e tij, njė omer pėr frymė, sipas numrit tė personave qė jeni; secili nga ju tė marrė pėr ata qė janė nė ēadrėn e tij".

EX 16:17 Bijtė e Izraelit vepruan kėshtu; disa prej tyre mblodhėn mė tepėr dhe tė tjerėt mė pak.

EX 16:18 E matėn me omerin; dhe kush kishte mbledhur shumė nuk pati tepricė; dhe kush kishte mbledhur mė pak nuk pati mangut. Gjithkush mblodhi simbas nevojės sė tij pėr ushqim.

EX 16:19 Pastaj Moisiu u tha atyre: "Asnjeri tė mos e lėrė tė teprojė pėr nesėr nė mėngjes".

EX 16:20 Por ata nuk iu bindėn Moisiut dhe disa prej tyre lanė teprica edhe pėr tė nesėrmen; ajo u kalb duke prodhuar krimba dhe doli njė erė e keqe; dhe Moisiu u zemėrua me ta.

EX 16:21 Kėshtu e mblidhnin ēdo mėngjes; secili sipas nevojės sė tij pėr ushqim; por kur dielli bėhej i nxehtė, mana e mbledhur shkrihej.

EX 16:22 Kėshtu ditėn e gjashtė mblodhėn njė racion tė dyfishtė buke, dy omerė pėr secilin prej tyre. Dhe tė gjithė krerėt e asamblesė erdhėn pėr t`ia referuar Moisiut.

EX 16:23 Atėherė ai u tha: "Kjo ėshtė ajo qė ka thėnė Zoti: Nesėr ėshtė njė ditė solemne pushimi, njė e shtunė e shenjtė pėr Zotin; piqni sot atė qė duhet tė piqni dhe zieni atė qė duhet tė zieni; dhe ēdo gjė qė ju tepron, vėreni mėnjanė dhe ruajeni deri nesėr".

EX 16:24 Ata pra e ruajtėn deri tė nesėrmen, ashtu si kishte urdhėruar Moisiu; dhe ushqimet e ruajtura nuk lėshuan erė tė keqe dhe nuk prodhuan krimba.

EX 16:25 Moisiu tha: "Hajeni sot, se sot ėshtė e shtuna e shenjtė e Zotit; sot nuk do ta gjeni nėpėr fushat.

EX 16:26 Mblidhni gjatė gjashtė ditėve; sepse ditėn e shtatė nuk do ta gjeni mė".

EX 16:27 Dhe ditėn e shtatė ndodhi qė disa njerėz nga populli dolėn pėr ta mbledhur, por nuk e gjetėn.

EX 16:28 Atėherė Zoti i tha Moisiut: "Deri kur do tė kundėrshtoni tė zbatoni urdhėrimet e mia dhe ligjet e mia?

EX 16:29 Mos harroni qė Zoti ju ka dhėnė tė shtunėn; pėr kėtė arėsye ditėn e gjashtė ju jep bukė pėr dy ditė. Secili tė qėndrojė nė vendin e tij; asnjeri tė mos dalė nga ēadra e tij ditėn e shtatė".

EX 16:30 Kėshtu populli pushoi ditėn e shtatė.

EX 16:31 Dhe shtėpia e Izraelit e quajti Mana; ajo ishte e ngjashme me farėn e koriandrit, e bardhė dhe me shijen e revanisė qė bėhet me mjaltė.

EX 16:32 Pastaj Moisiu tha: "Kjo ėshtė ajo qė Zoti ka urdhėruar: "Mbush me tė njė omer, me qėllim qė tė ruhet pėr pasardhėsit tuaj, qė ata tė shohin bukėn qė ju bėra tė hani nė shkretėtirė, kur ju nxora nga vendi i Egjiptit"".

EX 16:33 Moisiu i tha pastaj Aaronit: "Merr njė enė, vėr brenda saj njė omer tė plotė mane dhe vendose para Zotit, me qėllim qė tė ruhet pėr pasardhėsit tuaj".

EX 16:34 Ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun, Aaroni e vendosi para Dėshmisė, qė tė ruhej.

EX 16:35 Dhe bijtė e Izraelit hėngrėn manėn dyzet vjet, deri sa arritėn nė njė vend tė banuar; hėngrėn manėn deri sa arritėn nė kufirin e vendit tė Kanaanit.

EX 16:36 Omeri ėshtė e dhjeta pjesė e efės.

 


Credit Cards - Loans - Debt Consolidation - Auto Loan - Personal Loan - Free Credit Report


Home Online Bible Search Bible Study Tools  
Online Bibles:
Afrikaans Albanian American Standard Basic English Bulgarian Cebuano Chinese Union Croatian
Danish Darby Douay Rehims Dutch Finnish French Darby Haitian Creole Hungarian
Indonesian Italian King James Korean Maori Modern Greek Norwegian Portuguese
Russian Spanish Swedish Thai Vietnamese Webster World English Youngs

Online Dictionaries: Easton's Bible Dictionary

       


Download movies - Credit Counseling - Remortgages - Cheap Loan - Auto Loans Website Design © 2005-2008