Main Index: Albanian Bible

 

Exodus 27

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40]

EX 27:1 "Do tė bėsh edhe njė altar prej druri tė akacies, i gjatė pesė kubitė dhe i gjerė pesė kubitė; altari do tė jetė katror dhe do tė ketė tre kubitė lartėsi.

EX 27:2 Nė katėr qoshet e tij do tė bėsh brinj, qė do tė formojnė njė tėrėsi me tė; dhe do ta veshėsh atė me bronz.

EX 27:3 Do tė bėsh edhe enėt e tij pėr tė mbledhur hirin, lopatėzat e tij, legenėt e tij, pirunjtė e tij dhe mangallėt e tij; tė gjitha veglat e tij do t`i bėsh prej bronzi.

EX 27:4 Do t`i bėsh gjithashtu njė grilė prej bronzi nė formė rrjete dhe mbi rrjetė, nė katėr qoshet e tij, do tė bėsh katėr unaza prej bronzi;

EX 27:5 dhe do ta vėsh nėn kornizėn e altarit, nė pjesėn e poshtme, nė mėnyrė qė rrjeta tė ndodhet nė gjysmėn e lartėsisė sė altarit.

EX 27:6 Do tė bėsh edhe disa shufra pėr altarin, shufra me drurin e akacies, dhe do t`i veshėsh me bronz.

EX 27:7 Shufrat do tė kalojnė nėpėr unazat; dhe shufrat do tė jenė nė tė dy anėt e altarit, kur ky do tė duhet tė bartet.

EX 27:8 Do ta bėsh me dėrrasa dhe bosh nga brenda; duhet ta bėsh ashtu siē t`u tregua nė mal.

EX 27:9 Do tė bėsh edhe oborrin e tabernakullit; nga ana e jugut, oborri do tė ketė perde prej liri tė hollė tė pėrdredhur, me njė gjatėsi prej njėqind kubitėsh nga njė anė,

EX 27:10 dhe njėzet shtylla me njėzet bazat e tyre prej bronzi; grremēat e shtyllės dhe shtizat e tyre do tė jenė prej argjendi.

EX 27:11 Kėshtu edhe nė gjatėsinė nga ana e veriut, do tė ketė perde me njė gjatėsi prej njėqind kubitėsh, me njėzet shtylla dhe njėzet bazat e tyre prej bronzi; grremēat e shtyllave do tė jenė prej argjendi.

EX 27:12 Dhe pėr gjerėsinė e oborrit nga ana e perėndimit, do tė ketė pesėdhjetė kubitė perdesh me dhjetė shtyllat dhe dhjetė bazat e tyre.

EX 27:13 Nga ana lindore gjerėsia e oborrit do tė jetė gjithashtu pesėdhjetė kubitė.

EX 27:14 Nga njė anė e portės sė hyrjes do tė ketė pesėmbėdhjetė kubitė perde, me tri shtyllat dhe tri bazat e tyre;

EX 27:15 dhe nga ana tjetėr do tė ketė gjithashtu pesėmbėdhjetė kubitė perde me tri shtyllat dhe tri bazat e tyre.

EX 27:16 Pėr portėn e hyrjes nė oborr do tė ketė njė perde prej njėzet kubitėsh, me fill ngjyrė vjollce, tė purpurt, flakė tė kuqe dhe prej liri tė hollė tė pėrdredhur, punė e njė qėndistari, me katėr shtyllat dhe katėr bazat e tyre.

EX 27:17 Tėrė shtyllat rreth oborrit do tė bashkohen me shtiza argjendi; grremēat e tyre do tė jenė prej argjendi dhe bazat e tyre prej bronzi.

EX 27:18 Gjatėsia e oborrit do tė jetė njėqind kubitė, gjerėsia pesėdhjetė kubitė dhe lartėsia pesė kubitė, me perde prej liri tė hollė tė pėrdredhur dhe me bazat prej bronzi.

EX 27:19 Tė gjitha veglat e caktuara pėr shėrbimin e tabernakullit, tėrė kunjat e tij dhe tėrė kunjat e oborrit do tė jenė prej bronzi.

EX 27:20 Do tė urdhėrosh bijtė e Izraelit qė tė sjellin vaj ulliri safi prej ullinjsh tė shtypur, pėr dritėn e shandanit pėr t`i mbajtur vazhdimisht tė ndezura llambat.

EX 27:21 Nė ēadrėn e mbledhjes, jashtė velit qė ndodhet pėrpara dėshmisė, Aaroni dhe bijtė e tij do t`i mbajnė llambat tė ndezura, nė mėnyrė qė tė digjen nga mbrėmja deri nė mėngjes para Zotit. Kjo do tė jetė njė rregull e pėrhershme midis bijve tė Izraelit pėr tė gjithė brezat e ardhshėm".

 


Credit Cards - Loans - Debt Consolidation - Auto Loan - Personal Loan - Free Credit Report


Home Online Bible Search Bible Study Tools  
Online Bibles:
Afrikaans Albanian American Standard Basic English Bulgarian Cebuano Chinese Union Croatian
Danish Darby Douay Rehims Dutch Finnish French Darby Haitian Creole Hungarian
Indonesian Italian King James Korean Maori Modern Greek Norwegian Portuguese
Russian Spanish Swedish Thai Vietnamese Webster World English Youngs

Online Dictionaries: Easton's Bible Dictionary

       


Bad Credit Mortgages - Payday Loans - Compare - Mortgage Calculator - Fast Loans Website Design © 2005-2008