Main Index: Albanian Bible

 

Exodus 30

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40]

EX 30:1 "Do tė bėsh edhe njė altar pėr tė djegur temjanin; dhe do ta bėsh prej druri tė akacies.

EX 30:2 Do tė jetė njė kubit i gjatė dhe njė kubit i gjerė; do tė jetė katror dhe do tė ketė njė lartėsi dy kubitėsh; brirėt e tij do tė pėrbėjnė njė pjesė tė vetme me tė.

EX 30:3 Do ta veshėsh me ar safi: pjesėn e tij tė sipėrme, anėt e tij rreth e qark dhe brirėt e tij; do t`i bėsh edhe njė kurorė ari.

EX 30:4 Do t`i bėsh edhe dy unaza ari nėn kurorė, nė tė dy krahėt e tij; do t`i vėsh nė tė dy krahėt e tij pėr tė kaluar shtizat, tė cilat shėrbejnė pėr ta mbartur.

EX 30:5 Shtizat do tė bėhen me dru tė akacies dhe do t`i veshėsh me ar.

EX 30:6 Do ta vendosėsh altarin pėrpara velit qė ndodhet pėrpara arkės sė dėshmisė, pėrballė pajtuesit qė ndodhet mbi dėshminė, ku unė do tė tė takoj.

EX 30:7 Mbi tė Aaroni do tė djegė temjan tė parfumuar; do ta djegė ēdo mėngjes, kur rregullon llambat.

EX 30:8 Kur Aaroni ndez llambat nė tė ngrysur, do tė djegė temjanin: njė temjan i vazhdueshėm pėrpara Zotit, pėr brezat e ardhshėm.

EX 30:9 Nuk do tė ofroni mbi tė as temjan tė huaj, as olokaust, as blatim; dhe mbi tė nuk do tė derdhni libacione.

EX 30:10 Dhe Aaroni do tė bėjė njė herė nė vit shlyerjen e mėkatit mbi brirėt e tij; me gjakun e flisė sė shlyerjes sė mėkatit do tė bėjė mbi tė shlyerjen njė herė nė vit, brez pas brezi. Do tė jetė gjė shumė e shenjtė, e shenjtė pėr Zotin".

EX 30:11 Zoti i foli akoma Moisiut, duke thėnė:

EX 30:12 "Kur do tė bėsh llogarinė e bijve tė Izraelit, pėr regjistrimin e tyre, secili do t`i japė Zotit shpengimin e jetės sė tij, kur do tė numėrohen, me qėllim qė tė mos goditen nga ndonjė plagė, kur do tė bėsh regjistrimin e tyre.

EX 30:13 Kjo ėshtė ajo qė do tė japė secili nga ata qė paguajnė taksė: gjysmė sikli, simbas siklit tė shenjtėrores, (sikli ėshtė baras me njėzet gere), njė gjysmė sikli do tė jetė oferta qė duhet t`i bėhet Zotit.

EX 30:14 Kushdo qė do tė pėrfshihet nga regjistrimi, njėzet vjeē e lart, do t`i japė Zotit kėtė ofertė.

EX 30:15 I pasuri nuk do tė japė mė tepėr, as i varfėri mė pak se gjysmė sikli, kur do t`i bėhet kjo ofertė Zotit pėr tė shlyer fajet e jetės suaj.

EX 30:16 Do tė marrėsh, pra, nga djemtė e Izraelit kėto tė holla tė shėrbimit dhe do t`i pėrdorėsh pėr shėrbimin e ēadrės sė mbledhjes: kjo do tė jetė pėr bijtė e Izraelit njė kujtim para Zotit pėr tė bėrė shlyerjen pėr jetėn tuaj".

EX 30:17 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė:

EX 30:18 "Do tė bėsh edhe njė legen prej bronzi, me bazėn e tij prej bronzi, pėr t`u larė; do ta vendosėsh midis ēadrės sė mbledhjes dhe altarit dhe do tė vėsh edhe ujė.

EX 30:19 Dhe aty Aaroni dhe bijtė e tij do tė lajnė duart dhe kėmbėt.

EX 30:20 Kur do tė hyjnė nė ēadrėn e mbledhjes, do tė lahen me ujė, qė tė mos vdesin; kėshtu edhe kur do t`i afrohen altarit pėr tė shėrbyer, pėr tė tymosur njė ofertė tė bėrė Zotit me anė tė zjarrit.

EX 30:21 Do tė lajnė duart dhe kėmbėt e tyre, qė tė mos vdesin. Ky do tė jetė njė rregull i pėrjetshėm, pėr atė dhe pėr pasardhėsit e tij, brez pas brezi".

EX 30:22 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė:

EX 30:23 "Gjej edhe aromat mė tė mira: pesėqind sikla mirrė tė lėngėt, dyqind e pesėdhjetė, domethėnė gjysma, cinamon aromatik dhe dyqind e pesėdhjetė kanellė aromatike,

EX 30:24 pesėqind sikla, nė bazė tė siklit tė shenjtėrores, kasie dhe njė hin vaj ulliri.

EX 30:25 Me kėto tė pėrgatitėsh njė vaj pėr vajosjen e shenjtė, njė parfum tė prodhuar me artin e parfumierit: ky do tė jetė vaji i vajosjes sė shenjtė.

EX 30:26 Me tė do tė vajosėsh ēadrėn e mbledhjes dhe arkėn e dėshmisė,

EX 30:27 tryezėn dhe tė gjitha veglat e tij, shandanin dhe tė gjitha pėrdorėset e tij, altarin e temjanit,

EX 30:28 altarin e olokausteve dhe tė gjitha pėrdorėset e tij, legenin dhe bazėn e tij.

EX 30:29 Do tė shenjtėrosh kėshtu kėto gjėra dhe do tė jenė shumė tė shenjta; tė gjitha sendet qė u pėrkasin, do tė jenė tė shenjta.

EX 30:30 Do tė vajosėsh edhe Aaronin dhe bijtė e tij dhe do t`i shenjtėrosh, me qėllim qė tė mė shėrbejnė si priftėrinj.

EX 30:31 Pastaj do t`u flasėsh bijve tė Izraelit, duke u thėnė: "Ky do tė jetė pėr mua njė vaj pėr vajosjen e shenjtė, brez pas brezi.

EX 30:32 Nuk do ta derdhni mbi mish njeriu dhe nuk do tė pėrgatisni tjetėr po ashtu; ai ėshtė i shenjtė, do tė jetė i shenjtė edhe pėr ju.

EX 30:33 Kushdo qė pėrgatit tė ngjashėm, apo kushdo qė e vė mbi njė tė huaj, do tė shfaroset nga populli i tij"".

EX 30:34 Zoti i tha akoma Moisiut: "Gjej disa aroma, storaks, guaska erėmira, galban, aroma me temjan tė kulluar, nė doza tė barabarta;

EX 30:35 do tė pėrgatitėsh me to njė parfum simbas artit tė parfumierit, njė parfum tė kripur, tė pastėr dhe tė shenjtė;

EX 30:36 do ta kthesh njė pjesė tė tij nė pluhur shumė tė hollė dhe do tė vendosėsh pak nga ai pėrpara dėshmisė nė ēadrėn e mbledhjes, ku unė do tė tė takoj: ai do tė jetė pėr ju njė gjė shumė e shenjtė.

EX 30:37 Por nga temjani qė ke pėr tė bėrė, nuk do tė pėrgatisni pėr veten tuaj me tė njėjtėn pėrbėrje; kjo do tė jetė pėr ty njė gjė e shenjtė kushtuar Zotit.

EX 30:38 Kushdo qė do tė pėrgatisė njė temjan tė kėtij lloji, do tė shfaroset nga populli i tij".

 


Credit Cards - Loans - Debt Consolidation - Auto Loan - Personal Loan - Free Credit Report


Home Online Bible Search Bible Study Tools  
Online Bibles:
Afrikaans Albanian American Standard Basic English Bulgarian Cebuano Chinese Union Croatian
Danish Darby Douay Rehims Dutch Finnish French Darby Haitian Creole Hungarian
Indonesian Italian King James Korean Maori Modern Greek Norwegian Portuguese
Russian Spanish Swedish Thai Vietnamese Webster World English Youngs

Online Dictionaries: Easton's Bible Dictionary

       


Website Design © 2005-2008